RMV në zgjedhje me maska dhe distancë
Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka përgatitur protokoll për fushatën zgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Protokolli parashikon që gjithë qytetarët të mbajnë maska dhe ruajnë distancë, ndërsa do të propozohet që votimi të mbyllet dy deri në tre orë më vonë se sa zakonisht për shkak se me masat e reja, vlerësohet se do të ngadalësohet procesi i votimit.
“Anëtarët e vendvotimeve duhet të mbajnë maskë i doreza, të qëndrojnë me dritare të hapura apo të ajrosin hapësirën çdo orë, të ketë mjet për dezinfektim, votuesit të presin në rend në distancë prej dy metra, gjatë hyrjes në vendin e votimit t’i dezinfektojnë duart dhe t’i largojnë maskat shkurt, vetëm për identifikim. Rekomandohet që koha e votimit të vazhdohet për 2 orë, që të shmanget rrëmuja”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Ministri i shëndetësisë tha se do ti propozojë presidentin që të vazhdojë edhe tridhjetë ditë të tjera gjendjeje të jashtëzakonshme, dhe kjo do ta shtynte datën e mundshme të zgjedhjeve edhe për një muaj, megjithatë shumica e liderëve politik ishin për zgjedhje gjatë korrikut ose gushtit kur edhe ka gjasa të kthehen mërgimtarët që janë një numër I madh votuesish.
Liderët partiak zhvilluan takim më 12 maj, por nuk arritën marrëveshjes rreth datës së zgjedhjeve. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë përsëri takim.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private