Policia thirrje protestuesve të lirojnë rrugët menjëherë: Ndryshe do ndërhyjmë
Policia e Shtetit ka kërkuar nga protestuesit e mbledhur pasditen e së enjtes në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të shpërndahen menjëherë dhe të lirojnë rrugët.
Përmes një njoftimi për mediat policia thotë se nëse kjo nuk ndodh, punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit.
“Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, thotë policia.
Protestuesit pas gati dy orë qëndrim para Kryeministrisë janë drejtuar për në sheshin “Skënderbej”.
Pjesa më e madhe e protestuesve janë studentë dhe të rinj. Ata bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve që janë shoqëruar në komisariate gjatë dy ditëve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë