Incidenti me kryetarin e PD-së Shkodër, nuk u ftua në ceremoninë e 2 prillit
Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli nuk ishte i përfshirë në protokollin e ceremonisë për përkujtimin e martirëve të 2 prillit.
Gazetari i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjergo raportoi se megjithëse nuk ishte përfshirë në protokoll, Amuli kishte hyrë pa radhë për të vendosur kurora me lule në memorial.
Ai është prezantuar vetëm në momentet e fundit, si përfaqësues partish, jo me emërtimin e tij si kryetar i PD-së së Shkodrës.
Vetë Amuli e ka cilësuar të papranueshme një sjellje të tillë në një kohë që kërkohet bashkimi i partisë.
“Unë nuk kam ndonjë protokoll apo ftesë prej zotit Berisha. Selia e PD-së është e hapur për çdo deputet të Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo është e vërteta. Ata persona që thonë që selia e PD-së është e kyçur, veç duan të fusin përçarje në radhët e PD-së. Jam i zhgënjyer që nuk isha pjesë e protokollit, jo si person, por si institucion”, u shpreh Amuli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh