Situata në PD pas vendimit të Gjykatës, si përfaqësohet partia zyrtarisht
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe dorëheqja e Bashës e kaloi kontrollin e Partisë Demokratike në duart e Komisionit të Rithemelimit.
Situata në selinë blu pas 25 marsit i ngjason një kantieri ndërtimi.
Pas heqjes së dyerve të blinduara, godina po riparohet tërësisht.
Godina tashmë administrohet nga Etion Kapedani, një nga mbështetësit e Berishës. Të vetmit që kanë zyra janë Enkelejd Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar dhe Jorida Tabaku.
Edhe vula që përfaqëson Partinë Demokratike nuk është zyrtarizuar ende, pasi ajo që u miratua në Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është depozituar në Gjykatë.
Po ashtu edhe KQZ është e paqartë se kush do e përfaqësojë Partinë Demokratike, pasi vijon të mbetet në fuqi akti i vjetër që autorizon Indrit Sefën, mbështetës i Bashës.
Aktualisht, i vetmi organ i gjithëpranuar në Partinë Demokratike është grupi parlamentar.
Konfuz është edhe përfaqësimi i PD në rrjetet sociale. Në asnjë nga faqet, qëndrimet nuk janë të unifikuara dhe ato komandohen nga individë të grupimeve të ndryshme brenda PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha i shmanget pyetjes për rikandidimin në krye të PD-së
- Incidenti me kryetarin e PD-së Shkodër, nuk u ftua në ceremoninë e 2 prillit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West