Sezoni i tretë i “RinON”, 12 të rinj do përballen me politikanë

5 Prill 2022 | 14:56

Pas suksesit të dy sezoneve të para, në ekranin e Euronews Albania do të rikthehet emisioni RinON.

Një partneritet i Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien kanë nisur përgatitjet për Akademinë Politike, nga e cila do të përzgjidhen 12 të rinjtë pjesëmarrës.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Klajdi Priska nga Kongresi Rinor Kombëtar zbuloi detajet përpara fillimit të Akademisë Politike.

“Akademia këtë vit fillon me datë 14 Prill, ku me datë 11 Prill në mesnatës mbyllen aplikimet. Ftoj të rinjtë që të aplikojnë sa më parë, për pak ditë mbyllen edhe aplikimet. Rin On fillon më 22 prill”, tha Priska

Priska shpjegoi se kush mund të bëhet pjesë në këtë sezon të Rin ON.

“Të rinjtë që marrin pjesë në akademinë e edukimit politik dhe emisionet e Rin On të jenë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Këtë sezon, debatet do të fokusohen tek vendimmarrja lokale, dhe të rinjtë do të jenë përballë drejtuesve politikë vendor, apo kandidatëve të mundeshim për kryebashkiakë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023