Eurodeputetët kërkojnë embargon e disa produkteve ruse
Parlamenti Europian ka miratuar të enjten një rezolutë ku kërkohen masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Rusisë.
513 eurodeputetë i thanë ‘po’ një embargoje e cila do të ndalonte importin një sërë produktesh ruse si nafta, qymyri, lëndëve djegëse bërthamore si dhe gazit.
22 votuan kundër rezolutës ndërsa 19 abstenuan.
Masat shoqërohen me një plan të detajuar për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji, si dhe një strategji për të ‘sprapsur sanksionet në rast se Rusia ndërmerr hapa të për të rivendosur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës’, thuhej në deklaratën për shtyp botuar në faqen zyrtare të Parlamentit.
Përjashtimin e Rusisë nga G20
Më tej, ata i kanë kërkuar liderëve të BE të përjashtojnë Rusinë nga G20 dhe organizata të tjera, përfshi Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR), Interpoli, Organizata Botërore e Tregtisë, UNESCO, etj.
Ndër masat e tjera të propozuara nga Parlamenti janë dhe përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT, ndalimin e ankorimit dhe lundrimit të anijeve ruse në ujërat territoriale të vendeve të unionit dhe konfiskimin e aseteve të zyrtarëve rusë të lidhur me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West