28 qershori është data e propozuar për zgjedhjet në RMV, reagon SHBA
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns tha mbrëmë se për SHBA-në është me rëndësi që Maqedonia e Veriut të ketë sa më shpejtë, Qeveri dhe Parlament funksional.
“Nga perspektiva e SHBA-së, është e arsyeshme që zgjedhjet të mbahen menjëherë sapo të lejojnë kushtet, duke pasur parasysh edhe shëndetin dhe mirëqenien e votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore.
Ne nuk parashikojmë krizë të re politike. Aktualisht ka qeveri teknike e cila duhej të jetë në pushtet në periudhë të kufizuar para zgjedhjeve.
Pandemia e paparë botërore detyroi shtyrjen e zgjedhjeve deri sa të lejojnë kushtet për ricaktimin e tyre. Qeveria teknike ka mandat të kufizuar dhe nuk ka Kuvend funksional”, thuhet në deklaratën e ambasadores Bërns.
Qëndrimi amerikan vjen në kohën kur partitë politike nuk po arrijnë të merren vesh për datën e re të zgjedhjeve, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prillit u shtyjnë për shkak të krizës me COVID-19.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30%
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”