Thirrjet për hetime ndaj Berishës, Meta: Rama shmang përgjegjësinë
“Përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga kapja e shtetit nga një korrupsion kaq i rëndë”.
Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se SPAK duhet të hetojë Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.
“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat unë i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vijnë nga ajo lloj politike që do sillte drejtësinë e re. Çdo politikan, kur ka fakte, akte e vepra konkrete të shpërdorimit të detyrës, të krimit, i çon te institucionet e drejtësisë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë të tregojnë integritetin dhe besueshmërinë e tyre”, tha Meta.
Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK nuk është vënë në lëvizje për deklaratën e qeverisë amerikane për shpalljen non-grata të Berishës.
Kreu i qeverisë nënvizoi se SPAK në këtë rast ka një detyrim, pasi Berisha është ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara.
Edhe deputeti Lulzim Basha ka kërkuar që SPAK të hetojë personat e shpallur ‘non grata’.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta