Serbia vazhdon protestat në mbështetje të Rusisë, pa harruar Kosovën
Mijëra serbë që mbanin flamuj rusë e serbë dhe fotografi të presidentit rus Vladimir Putin marshuan nëpër Beograd të premten për të protestuar ndaj mbështetjes së Serbisë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raporton KosovaPress.
Demonstrata, e organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë anti-imigrues, Patrulla Popullore, u mblodh në monumentin e Carit rus Nikolai II në qendër të Beogradit dhe prej andej shkoi në ambasadën ruse duke brohoritur, “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë, “Jo NATO” dhe “Krimeja është Rusi, Kosova është Serbi”.
Ata ndezën pishtarë dhe hodhën bomba tymuese para godinës së presidencës serbe, duke brohoritur parulla kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Policia nuk ndërhyri, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Protesta u mbështet edhe nga lëvizja e djathtë Dveri, e cila po hyn në Kuvendin e Serbisë me 10 mandate të fituara në zgjedhjet e 3 prillit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës