Varandi: Mbështetje nga drejtuesit e ri të aeroportit për Wizz Air në Shqipëri
“Kompania ajrore Wizz Air ka 21 destinacione të lidhura me Tiranën dhe kjo falë mbështetjes nga drejtuesit e rinj të aeroportit”. Kështu deklaroi CEO i kompanisë, Jefzos Varandi për emisionin “Now” në ” Euronews Albania”.
Varadi u shpreh se deri një vit më parë, kompania e tij nuk kryente asnjë fluturim nga Tirana dhe se e kishte të pamundur për të operuar në Shqipëri.
Ai tha se ndryshimi i klasës drejtuese të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, bëri të mundur operimin e kompanisë Wizz Air në vendin tonë dhe mbështeti modelin e tij të biznesit.
“Përpara një viti nuk kishte asnjë lloj fluturimi nga Tirana. Menaxhimi i aeroportit në atë kohë e bënte të pamundur për të futur modelin tonë të biznesit. Me ndryshimnin e klasës drejtuese të aeroportit, tashmë kemi 21 destinacione të lidhura me Tiranën. Ndryshimi erdhi me operatorin e ri të aeroportit, me operatorët e rinj shqiptarë u bë më e lehtë dhe u panë nevojat tona. Nëse do donim që të kishim çmime të ulëta për klientët, duhet të kishim akses edhe te infrastruktura me çmim të ulët në aeroport”, tha Varadi.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë