Borrell i përgjigjet Thaçit: Nuk ka të ardhme evropiane nëse dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja anashkalohet

28 Maj 2020 | 06:16

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi lidhur me qëndrimin e tij se preferon SHBA si negociator për bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Si BE ne jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por, që e ardhmja evropiane të bëhet realitet për njerëzit, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk mund të anashkalohet”, – ka shkruar Borrell në rrjetin social Twitter.

Që nga muaji prill, Bashkimi Evropian ka emëruar Mirosllav Lajçak, si përfaqësues të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Javën e kaluar, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë.

Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova duhet të bashkohet me të gjithë, dhe se nuk ka vullnet që të vazhdojë në procesin e negociatave që udhëhiqet nga Lajçak.

Presidenti Thaçi në vazhdimësi është duke insistuar që SHBA-ja të ketë rolin udhëheqës për arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026