Donfried kërkon që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat me BE-në
Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ka nisur turin e takimeve në Maqedoninë e Veriut.
Zyrtarja amerikane ka takuar fillimisht Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmanin me të cilin pati dhe një konferencë për mediat.
Gazetarja e “Euronews Albania” në Shkup, Ferikan Iljazi raportoi se Donfried kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave për Maqedoninë e Veriut, pasi vendi i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian.
“Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian dhe meriton që të nisë negociatat. Kjo ishte kryefjala nga fjalimi i saj. U lavdërua edhe pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ndihma që po jep në çështjen e Ukrainës. Zyrtarja amerikane tha se Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejtë ta marrë nisjen e negociatave si shpërblim për procesin e reformave që ka bërë për një kohë të gjatë”, tha Iljazi në raportimin e saj.
Ajo pritet të takohet më pas me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Maqedonisë së Veriut.
Donfried u shpreh se mbështet edhe Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave.
Ndërsa, zyrtarja do të vizitojë Shqipërinë këtë të enjte. Donfried pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në axhendën e zyrtares amerikane është edhe një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia