Pedagogu rendit arsyet se përse Shqipëria humb pikë në lirinë e medias

3 Maj 2022 | 09:30

Pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu tha se rëniet e Shqipërisë në raportet për lirinë e medias janë të pritshme.

“Situata e medias në Shqipëri është përkeqësuar, por kur ky besim, ky thashethem, kjo bindje e jona certifikohet nga organizatat ndërkombëtare trishtimi dhe dhimbja bëhet më e madhe,” – u shpreh Bregu.

Sipas pedagogut arsyet për këtë janë të shumta. Gjobëvëniet, presioni që i ushtrohet gazetarëve nga grupet kriminale, lidhjet e pronarëve të medias me politikën janë disa nga argumentet që shpjegojnë se  “përse jemi në këtë derexhe”.

Ndërkohë, Xhemajl Rexha, kreu i asosacionit të gazetarëve në Kosovë tregoi se situata atje prej disa vitesh tanimë është më e mirë se në Shqipëri, Serbi apo vende të tjera të rajonit.

Sidoqoftë raporti i Reporterëve pa Kufij, jo domosdoshmërisht reflekton situatën në terren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026