7 maji, afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të PD-së
Afati i fundit për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike është data 7 maj, ora 12:00.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, përmes një njoftimi për mediat këtë të martë.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë këtij Komisioni dhe duhet të përmbajë kërkesën me shkrim ku përfshihet shfaqja e interesit për kandidim, jetëshkrimi dhe formulari i plotësuar i pastërtisë së figurës.
Në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit u vendos që zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike të zhvillohen më 22 maj.
Në Kuvend, nuk morën pjesë 35 deputetë të cilët përbëjnë shumicën e Grupit Parlamentar. Ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi deri më tani që e ka shprehur kandidaturën e tij.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital