Liverpul fiton me përmbysje dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve
Liverpul është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop fituan me përmbysje ndaj Vijarealit në Spanjë me rezultatin 2-3.
Ishin spanjollët ata të cilët kaluan menjëherë në avantazh që në minutën e tretë me Boulaye Dia. Një pjesë e parë e dominuar nga Vijareal, teksa në minutën e 40-të, Francis Coquelin dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Liverpul ngushtoi shifrat me anë të Fabinho në minutën e 61-të dhe 5 minuta më pas, Lucas Diaz shënoi golin e barazimit.
Sadio Mane në të 73-ën vulosi fitoren e Liverpul, duke e dërguar në 5-2 rezultatin e përgjithshëm në të dyja ndeshjet.
Anglezët do të mësojnë nesër finalistin e dytë, që do të dalë nga ndeshja Real Madrid-Mançester Siti.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet