Çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në Ukrainë?
Luftimet sa vijnë dhe ashpërsohen në lindje, ku forcat ruse po godasin objektiva vazhdimisht.
Të mërkurën, Bashkimi Evropian pritet të zbulojë planet për sanksione të reja ndaj industrisë së naftës ruse, duke shtuar presion të mëtejshëm ekonomik ndaj regjimit të Putinit. Megjithatë, ka disa mosmarrëveshje midis anëtarëve se sa të forta duhet të jenë këto sanksione.
Udhëheqësi i opozitës gjermane Friedrik Merz u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskin në Kiev të martën, politikani i parë i lartë gjerman që e bën këtë. Kancelari Olaf Sholc është përmbajtur deri më tani.
Ndërkohë, të paktën 156 të evakuuar më në fund arritën të ikin nga një fabrikë çeliku në qytetin e shkatërruar të Mariupolit.
Grupet e shpëtimit humanitar kanë festuar përpjekjet, por thonë se shumë njerëz të tjerë mbeten ende në “ferr”.
Rusia nisi edhe sulme të reja në perëndim të Ukrainës të martën, duke goditur termocentralet në qytetin e Lvivit, i cili shihet si relativisht i sigurt. Gjashtë stacione hekurudhore u goditën gjithashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë