VIDEO l Momenti kur rusët bombardojnë uzinën e çelikut në Mariupol

4 Maj 2022 | 17:06

Një ditë pasi Rusia bombardoi uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, Ukraina ka humbur komunikimin me luftëtarët që qëndronin brenda saj.

Një video tregon se uzina është bombarduar me raketa termobarike. Pas sulmit me raketa, tanket dhe trupat ruse hynë në zonën industriale.

Vadym Boichenko, kreu i bashkisë së qytetit të rrethuar, thotë se ka pasur luftime të rënda në uzinë.

Pamjet janë publikuar nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut.

Rusia ka bombardua uzinën pavarësisht se Putin deklaroi muaji ne kaluar se nuk do të ndërhynte për të mos rrezikuar jetën e trupave të tij.

Ka dyshime se brenda uzinës ndodheshin civilë dhe fëmijë, ndërsa 100 prej tyre u shpëtuan gjatë armëpushimit.

Ukraina ka bërë thirrje për zgjatjen e armëpushimit për të larguar civilët, por Rusia ka akuzuar trupat e Kremlinit se shfrytëzojnë këtë për të marrë pozicione mbrojtëse dhe prej ditës së martë ka rinisur bombardimet.

Kapiteni Sviatoslav Palamar, zv.komandant i batalionit të Azov gjatë një postimi në rrjetet sociale tha se sulmi në uzinë ka nisur të martën pasdite.

Nëse Avostal bie në duart e Rusisë, atëherë Kremlini do të marrë në kontroll të gjithë Mariupolin, duke u bërë qyteti më i madh që bie në duart e forcave të Putini.

Kjo fitore pritet të përdoret nga propaganda e Kremlinit në prag të paradës me rastin e përvjetorit të Ditës së Fitores më 9 maj, ku përkujtohet dorëzimi i nazistëve gjermanë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026