Mbi 1/5 e popullsisë e varfër në Shqipëri

6 Maj 2022 | 12:03

Numri i personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë arriti në 622 mijë në vitin 2021. Shifra tregon se një në 5 njerëz janë të varfër në vend dhe në raport me vendet e rajonit, Shqipëria kryeson me nivelin më të lartë të varfërisë.

Në vitin 2021 kishte 622 mijë persona të varfër, nga 885 mijë që ishin në 2020-në.

Rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë nxori nga kriza, 263 mijë njerëz të cilët në vitin e pandemisë merrnin më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Të dhënat tregojnë se niveli i varfërisë në Shqipëri është i lartë, dhe pritet të ulet këtë vit. Por, për shkak të çmimeve të rritura, dalja nga varfëria do të jetë e ngadaltë për të arritur në 17% vitin e ardhshëm.

Një situatë e ngjashme është parë edhe në vendet e rajonit. Por në krahasim me Shqipërinë, numri i të varfërve në raport me popullsinë është më i ulët. Standard më të mirë në këtë raport paraqet Serbia.

Të dhënat janë llogaritur nga Banka Botërore, e cila raporton se 405 mijë persona dolën nga varfëria në 5 shtete, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre ishin në Shqipëri.

Në skenarin e këtij viti, institucioni thotë norma e varfërisë për Ballkanin Perëndimor do bjerë me rreth 1 pikë përqindje në 13.8 për qind, por rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë mund të ndryshojnë këtë raport.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026