Aksidentoi çiftin me foshnjën, 39-vjeçari u shoqërua në polici 3 javë më parë
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili shkaktoi një aksident rrugor në “Rrugën e Kavajës” këtë të dielë, ku përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.
Ai është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me të njëjtin automjet që shkaktoi aksidentin e sotëm dhe është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, Sulejmani është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.
Ndërsa, pas testit të drogës ka rezultuar se ai ka konsumuar lëndë narkotike.
Shërbimet e policisë bëjnë me dije se Ajes Sulejmani është prangosur në një spital privat, më pas është bërë i mundur shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij.
LEXONI GJITHASHTU
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat