‘Presidenti’, Agalliu: Shumica e deputetëve në PD, pro përfshirjes në proces
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu deklaroi se shumica e kolegëve demokratë kanë shprehur qëndrimin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Për “Euronews Albania”, Agalliu u shpreh se qëllimi i opozitës është që të përfshihet në çdo proces.
“Shumica dërmuese për mos të thënë të gjithë deputetët e PD janë për marrjen pjesë në proces. Koha kur nuk merrej pjesë në proces, duhet të jetë një kohë e shkuar. Qëllimi i opozitës është të përballet në procese”, tha ai.
Agalliu tha se një javë më parë, 22 deputetë të Grupit Parlamentar u mblodhën dhe shprehën mendimet e tyre nëse do të marrin pjesë në proces dhe cilat do të jenë kritret që do duhet të plotësojë presidenti i ri.
Ai bëri me dije se deputetët kishin afat deri mbrëmjen e djeshme për të dhënë mendimet e tyre dhe bazuar në to, është krijuar një draft ku janë vendosur kriteret që duhet të plotësojë presidenti i ri.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot mbledhjen e deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Takimi i deputetëve demokratë është njoftuar në orën 14:00.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve