Biden firmos ligjin që lehtëson eksportin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi një ligj që e bën më të lehtë eksportin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, duke ringjallur “Aktin e huadhënies” që ndihmoi në mposhtjen e Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndër dispozitat e tjera, ky ligj lejon Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ofrojnë pajisje për Ukrainën vetëm me një kërkesë teknike që Kievi ta paguajë më vonë.
Joe Biden, presidenti i SHBA-së ka njoftuar për nënshkrimin e një projekt-ligji i cili ofron mbështetjen për qeverinë e Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
“Po nënshkruaj një projekt-ligj që ofron një mjet tjetër të rëndësishëm në përpjekjet tona për të mbështetur qeverinë e Ukrainës dhe popullin ukrainas në luftën e tyre për të mbrojtur vendin dhe demokracinë kundër luftës brutale të Putinit”, tha Biden.
President ii SHBA-së ka shtuar se lufta e rusisë po sjell shkatërrimin e Europës, dhe nënshkrimi i këtij projektligji është për një të ardhme të bazuar në Demokraci për paqe dhe të drejtat e njeriut.
“Lufta e Putin, edhe një herë, po sjell shkatërrim të pakujdesshëm në Europë. Do të nënshkruaj këtë projektligj me përkushtimin riafirmues për një të ardhme të bazuar në demokraci, të drejtat e njeriut dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve”, tha Biden.
Demokratët e Kongresit të SHBA ranë dakord edhe për një propozim tjetër, për të ofruar 39.8 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën, duke tejkaluar kërkesën e presidentit Joe Biden muajin e kaluar për 33 miliardë dollarë.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë këtë plan.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë