Figura dhe kryebashkiakë të PS-së do të kallëzohen në SPAK, paralajmëron Rama

11 Maj 2022 | 11:44

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë kallëzime penale në SPAK për figura të Partisë Socialiste dhe kryebashkiakë të kësaj force politike.

Gjatë një komunikimi me mediat këtë të mërkurë nga selia rozë, Rama u shpreh se këto kallëzime do të kryhen nga njësia antikorrupsion.

“Shumë shpejt do të jeni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga njësia antikorrupsion dhe do ta shikoni. Do të ketë kallëzime atje në SPAK për kryetarë bashkie të PS-së që e kanë turpëruar këtë parti dhe që duhet t’i kishte kapur më përpara drejtësia. Por, ne bëjmë punën tone, njësia anti korrupsion bën punën e vetë, nuk bën punën e SPAK-ut”, tha Rama.

Ndërsa, deklaratën e tij të pak ditëve më parë, ku tha se SPAK-u duhet të marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, Rama nuk e konsideroi si presion ndaj këtij organi.

Rama u shpreh se po kërkon më shumë nga drejtësia e re, pasi është investimi më i madh politik në vend, në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë i bëri thirrje SPAK-ut, duke i kërkuar të hetojë ngjarje si 21 Janari dhe Gërdeci.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026