PD-ja do të kërkojë komision hetimor për investimet strategjike, thotë Bardhi
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë këtë të mërkurë, e cila rrëzoi kërkesën e PD-së, për ngritjen e një komisioni të posaçëm për verifikimin e investimeve strategjike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ditën e nesërme, PD-ja do të depozitojë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me këtë çështje.
Sipas Bardhit, përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për t’i fshehur qytetarëve aferat korruptive të ministrave të tij, do të dështojnë.
1/4. Edi Rama rrëzoi sot kërkesën e PD për komision të posaçëm për verifikimin e procedurave për investimet strategjike, duke pranuar defacto se pasurinë publike e ka kthyer në plaçkë për miqtë dhe familjarët e tij.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 11, 2022
Konferenca e Kryetarëve vendosi sot për rrëzimin e kërkesës të 7 deputetëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan verifikimin e procedurave të ndjekura nga qeveria për dhënien e statusit investitor strategjik të një sërë kompanish.
Sipas deputetëve të PD, ky komitet ka dhënë vendime që prekin çështje të pronave pa transparencë.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve