Çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në Ukrainë?
Pas gati tre muajsh nën agresionin e pamëshirshëm rus, forcat ukrainase kanë përfunduar “misionin e tyre luftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e vendit.
Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur një sulm me raketa në Ukrainën perëndimore. Një bazë ushtarake ukrainase rreth 15 kilometra nga kufiri me Poloninë u shënjestrua në një sulm raketor rus të martën herët në mëngjes.
Presidenti rus Vladimir Putin tha sakaq se hyrja e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “sigurisht do të kërkojë përgjigjen tonë”. Qeveria suedeze tha në faqen e saj të internetit se ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në NATO, pas një deklarate të ngjashme nga Finlanda të dielën.
Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse ato sanksionojnë Ankaranë. Kjo pason komentet e Erdoganit javën e kaluar se ai nuk po e shikonte “pozitivisht” perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, duke akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan në arritjen e unanimitetit për ndalimin e naftës ruse gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut, tha të hënën Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë. Borrell u shpreh se “për fat të keq” se nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës.
Pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktojë ngadalësimin e rritjes evropiane dhe rritjen e inflacionit me një normë më të shpejtë se sa pritej, sipas parashikimeve të fundit ekonomike të Komisionit të BE-së. Në deklaratë theksohej se lufta ka shkaktuar rritje të çmimeve të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe rritje të pasigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:45 Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
- 15:38 Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga tre vende afrikane për shkak të Ebola-s
- 15:21 Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar
- 15:11 Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
- 15:05 Të moshuarit në Përmet: Me pensionin nuk mbulojmë as shpenzimet minimale
- 14:44 “Odat e polifonisë”, rreth 80 të rinj në Gjirokastër interpretojnë folklorin dhe polifoninë