Rama kundër Gjukanoviç e Osmanit: ‘Open Balkan’ s’do të ndalet

18 Maj 2022 | 22:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar mbi një deklaratë të bërë të mërkurën nga presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi kundër nismës ‘Open Balkan’.

Gjatë një takimi në Prishtinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç mbajtën qëndrimin se bashkëpunimi rajonal duhet promovuar përmes Procesit të Berlinit.

Rama, pa i përmendur dy presidentët, thotë se ‘Open Balkan’ nuk do të ndalet dhe sipas tij e përshpejton integrimin në BE të vendeve të rajonit.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, tha Rama.

Deri tani nismës ‘Open Balkan’ i janë bashkuar Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi deri tani kanë hezituar të bëhen pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

‘Mundësi korrigjimi për demarkacionin’, Gjukanoviç takim me Osmanin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026