Raportuesja në PE për Euronews Albania: BE-ja të hapë negociatat me Shqipërinë
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka shprehur besimin se Konferenca e parë Ndër qeveritare Shqipëri-BE, do të mbahet brenda presidencës franceze, në muajin qershor.
“Unë shpresoj që Konferenca e parë Ndër qeveritare të jetë programuar shumë shpejt, edhe brenda presidences franceze. Shqiperia i ka përmbushur detyrimet për mbajtjen e kësaj konference. Kjo është diçka që është dëshmuar nga Komisioni, nga të gjithë këtu në Parlament”, thotë ajo.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Santos deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe i kërkon Bashkimit Europian të mbajë premtimin e dhënë për hapjen e negociatave.
“Së pari dua të sqaroj se ky proces është vetëm meritë e Shqiperise dhe reformave që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Pra është e qartë, ështe një çështje merite, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kjo është thënë nga Komisioni që në fund të 2019. Këtë dua ta kemi të qartë”, nënvizoi Santos.
Ndër të tjera, raportuesja tha se Shqipëria nuk mund të jetë peng i vetos bullgare dhe nuk mund të presë gjatë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera