Debati për presidentin, Berisha: Nuk përfshihemi në parodi

20 Maj 2022 | 15:58

8 emrat e propozuar nga grupi parlamentar i PD për president Sali Berisha nuk pranon as t’i diskutojë, pasi sipas tij janë vetëm zbatues të farës që Rama në këtë proces.

“Gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keqe e shfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për disa arsye pranojnë të vetë poshtërohen nga Edi Rama, por nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Çdo gjë që Edi Rama bën me Alibashën është një praktikë do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të dy tre njerëzve që një zot e dinë se çfarë hallesh kanë”, tha ish-kryetari i PD.

Në një takim me mediat, Sali Berisha komentoi edhe deklaratën e deputetit gjerman të CDU, Krichbaum që gjatë ditës së djeshme paralajmëroi një nismë për pezullimin e PD nga PPE nëse do ketë në drejtim persona të së shkuarës.

“Keqardhje që një deputet i Bundestagut i lejon vetes se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë mbi një vendim që është faktuar që është marrë nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Soros”, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për gjyqin me Blinken në Francë. Ai tha se mungesa e shtetësisë franceze dhe imuniteti i Blinken e pengojnë procesin gjyqësor, por kjo gjë nuk do e pengojë atë që te kërkojë të drejtën deri në fund.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026