Dyshime për dekonspirimin e operacionit ‘Plumbi i Artë’, AMP nis hetim

20 Maj 2022 | 19:59

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikon nëse ka pasur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit “Golden Bullet” (Plumbi i Artë),  të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për goditjen e 8 grupeve kriminale në vend një ditë më parë.

AMP thotë se do të hetojë me seriozitet nëse ka pasur dekonspirim gjatë operacionit për arrestimin e 32 personave, mes të cilëve dhe një punonjës policie.

Policia e Shtetit arriti të ekzekutonte vetëm 18 urdhra arresti, nga këta 9 ishin persona të cilët gjenden aktualisht në burg.

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza për dekonspirim të operacionit duke thënë se ‘nga tetë bosët e shpallur në kërkim, vetëm një prej tyre u arrestua’.

Hetimet e SPAK erdhën mbi dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka treguar krime të rënda të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri.

Të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026