Nga Luis Figo te Françesko Toti, personalitetet që do jenë në finalen e UECL
Disa nga personalitetet më të mëdhenj të futbollit botëror do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së Konferencës (UECL) mes Romës dhe Fejnordit, që do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj.
Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Andi Verçani tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se ish-futbollistë si Luis Figo, Françesko Toti apo Rud Gulit do të jenë në stadium.
“Do të jetë Luis Figo, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, fitues i Topit të Artë. Do të jetë Vonimir Boban, gjithashtu një nga emrat e mëdhenj të futbollit. Fraçesko Toti, Zibi Boniek, por edhe Rud Gulit”, tha ai.
Verçani bëri me dije se një pjesë e tifozerive kanë ardhur tashmë në Tiranë, madje disa holandezë kanë ndjekur ndeshjen midis Dinamos dhe Tiranës në “Air Albania”.
Sipas tij, janë rreth 70-80 mijë tifozë që pritet të vijnë në Tiranë, në kuadër të ndeshjes finae.
Verçani shtoi se kupa origjinale e Ligës së Konferencës ka mbërritur dje në kryeqytet dhe do të ekspozohet për publikun të mërkurën në orën 10:30, në sheshin “Skënderbej”.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor