Presidenti i RMV: E natyrshme që Shqipëria të kërkojë ndarjen për në BE

23 Maj 2022 | 22:50

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se BE po tregohet me standarde të dyfishta pasi nga një anë po negocion me Malin e Zi dhe Serbinë për t’u bërë vende anëtare kurse e njëjta gjë nuk po ndodh me Shqipërinë dhe RMV-në pavarësisht se i kanë plotësuar kushtet.

Gjatë intervistës për ‘Balkan Talks’, ai gjithashtu përmendi edhe rastin tjetër më ekstrem, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovës që i konsideroi “të harruara”.

“Po flasim për rajonin. Duhet t’i marrim të gjithë, t’i vendosim në tavolinë këto vende. Si do ta ruajmë entuziazmin evropian? Duke i pyetur të gjithë, ata që të paanshëm dhe realistë. Si do ta ruajmë entuziazmin evropian në Maqedoninë e Veriut, kur presim në paradhomë të integrimeve evropiane për 17 vjet me statusin e vendit kandidat dhe pa filluar negociatat”, tha Pendarovski.

I pyetur nëse e shikon të drejtë që Shqipëria të ndahet nga RMV, ai tha se “ky është procesi i bazuar në merita, kush i plotëson të gjitha kriteret duhet të vazhdojë, pa pritur askënd tjetër”.

“Nëse Shqipëria po përmbush të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe nëse ne nuk po marrim dritën e gjelbër nga Bullgaria, atëherë, është krejt e natyrshme që të gjithë në lidershipin politik shqiptar të ndjekin interesin kombëtar të shqiptarëve”, deklaroi Pendarovski.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026