Policia ndalon vëllain e Nuredin Dumanit

24 Maj 2022 | 11:14

Policia ka ndaluar Roland Dumanin, vëllain e Nuredin Dumanit, të martën. Roland Dumani është ndaluar në Portin e Durrësit, ku ishte nisur drejt Italisë.

Ai ndodhet momentalisht në komisariat, ku policia po e merr në pyetje. Arsyeja e ndalimit nuk është ende e qartë.

Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.

Tashmë ai është bashkëpunëtori i drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah detaje me rëndësisë për ngjarje të kryera nga 8 grupe kriminale

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026