Vrasja e policit, eksperti: Më kujtoi ngjarjen e ’99 ku u përfshi Fatmir Haklaj

24 Maj 2022 | 18:56

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në të hënën në komisariatin nr. 3, ngjason me vrasjen e ndodhur në 1997 në Komisariatin e Tropojës nga Fatmir Haklaj.

Sipas tij, ngjarja është shumë e rëndë në planin moral por edhe në aspektin e kushteve të sigurisë dhe kualifikimeve që duhet të kenë efektivët.

“Nga kjo kuptohet se sa dobët janë nga testi psikik kuadrot që rekrutohen. Personi përgjegjës që e ka rekrutuar (autorin) duhet të vihet para përgjegjësisë”, tha Rexhepi.

Eksperti i kriminalistikës u shpreh gjithashtu se bie në sy edhe mungesa e reagimit të kolegëve në momentin e ngjarjes.

Eksperti shtoi se të gjithë personat që rekrutohen në Policinë e Shtetit duhet të kalojnë testin e zemërimit.

Rexhepi tha se edhe në përballjet e zakonshme me qytetarët punonjësit e policisë tregojnë një mungesë të thekuar etike dhe u mungon gjakftohtësia.

LEXONI GJITHASHTU:

Ekskluzive| Momenti kur efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda komisariatit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026