Roma shkruan historinë në Tiranë, shpallet fituesja e parë e Conference League
Roma është skuadra fituese e kompeticionit Conference League, finalja e së cilës u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ekipi italian arriti të mposhtë holandezët e Fejnordit me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar në minutën e 32-të nga Nicolo Zaniolo.
Futbollistët e Fejnordit bënë gjithçka për të barazuar rezultatin, por nuk arritën të finalizonin rastet e tyre, teksa ishin edhe të pafat pasi goditën dy herë shtyllën.
Ky triumf, i siguron Romës kualifikimin direkt për në Uefa Europa League sezonin e ardhshëm.
Me këtë fitore, trajneri i Romës Jose Mourinho bëhet i pari teknik i cili fiton tre kompeticionet europiane, Uefa Champions League, Uefa Europa League dhe Uefa Conference League. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla nuk u aktivizua gjatë ndeshjes.

Ky kompeticion u krijua vetëm 10 muaj më parë dhe kryeqyteti shqiptar pati fatin që ta priste e para finalen e një evenimenti të tillë.
Stadiumi “Air Albania” ishte i mbushur ne kapacitetin e saj të plotë, kryeisisht me tifozë italianë dhe holandez.

LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës