Ndryshon taksa për shitjen e pronës, 23% nëse fiton mbi 2.4 milionë lekë

28 Maj 2022 | 16:30

Nëse fitimi nga shitja e një prone do të jetë më shumë se 2.4 milionë lekë të rinj, tatimi që do të mbajë shteti do të rritet në 23% dhe jo 15% sa është sot.

Në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, paratë që pronari i shtëpisë do të realizojë nga shitja e pronës do të tatohen në mënyrë progresive.

Në momentin që nga prona do të fitohet më pak, atëherë vlera që do të paguhet në tatime është 13%. Por sërish këto të ardhura do të mblidhen me paratë që shitësi merr nga paga, biznesi apo burime të tjera dhe kur kufiri kalon vlerën 2.4 milionë lekë, taksa do të jetë 23%.

Kur fitimet nga shitjet e pronës do të jenë mbi 24 milionë lekë të rinj, taksa bëhet 28%.

Aktualisht shteti takson me 15% diferencën mes vlerës së shitjes me atë të blerjes së shtëpisë.

Nëse një shtëpi e blerë vite më parë ka kushtuar 5 milionë lekë të rinj dhe sot shitet 15 milionë lekë, pronari i shtëpisë paguan 1.5 milionë lekë taksë. Me mënyrën e re do të paguajë 2.3 milionë lekë.

Drafti është në fazë konsultimi dhe pritet të prezantohet në qershor nga Ministria e Financave e pasi të mbarojë këtë fazë, do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qershia në Elbasan shitet lirë, fermerët kërkojnë pikë grumbullimi në Godolesh

Fshati Godolesh në Elbasan vijon të mbetet një nga zonat kryesore të prodhimit të qershisë në vend, me mbi 15 mijë kuintalë të këtij produkti...
17:26 | 11/06/2026

Raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75% në muajin prill

Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75%,...
16:55 | 11/06/2026

Durrësi mbushet me turistë, por përfitimet nga bizneset lokale mbeten të kufizuara

Durrësi po përjeton një tjetër sezon me rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Vizitorë nga Polonia, Çekia, Gjermania dhe Franca kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...
17:53 | 10/06/2026