‘Më i liri në Europë’, Serbia shpall marrëveshjen 3-vjeçare të gazit me Rusinë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi një marrëveshje trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia, në një intervistë me kanalin televiziv serb Pink të dielën, duke e quajtur marrëveshjen të favorshme për vendin e tij, raporton CNN.
Vuçiç tha se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare e gazit të skadojë të hënën.
“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë dhe kështu do të nënshkruajmë një kontratë tjetër, pjesën e parë, e cila është një kontratë trevjeçare”, tha Vuçiç.
Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të ‘vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë për Serbinë’.
Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.
Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ai refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti