Ndihmë falas 300 fëmijëve në 13 qendra komunitare me investim të UNDP

30 Maj 2022 | 13:00

Ky është Reni. Ai është 6 vjeç dhe është një nga rastet e suksesit të qendrës komunitare të ngritur në bashkinë Dimal që prej vitit 2019 me financim nga UNDP.

Kur ai shkoi për herë të parë në qendër nuk fliste dhe nuk i përgjigjej emrit të tij, por sot përparimi është i dukshëm.

Por raste si Reni ka shumë në të 13 qendrat e ngritura me financimin e UNDP, ku 300 fëmijë marrin trajtim falas.

Këto qendra janë një sinjal shprese për prindërit e tyre.

“Jo vetëm ne, por edhe me sa kam biseduar unë me prindër të tjerë dhe me gjyshër, edhe në aktivitete të ndryshme janë të gjithë të kënaqur”, thotë gjyshja e një fëmije në Përmet.

Edhe pse këto qendra plotësojnë të gjitha kushtet infrastrukturore të nevojshme për trajtimin e problematikave të ndryshme të këtyre fëmijëve, mungesa e specialistëve është problem në qytete të vogla si Përmeti.

“Vështirësia është jashtëzakonisht e madhe për burime njerëzore, nuk jemi as në Tiranë as në Durrës, pjesa më e madhe e të rinjve të specializuar nuk kthehen”, thotë nënkryetarja e Bashkisë Përmet, Aulona Meshini.

Me mbështetjen e qeverisë zvicerane, programi “Askush të mos mbetet pas”, ka në fokus jo vetëm ngritjen e qendrave, por edhe trajnimin e specialisteve që kujdesen për fëmijët.

Përveç fëmijëve në këto qendra komunitare punohet edhe me prindërit për t’i ndërgjegjësuar që të mos neglizhojnë trajtimin e fëmijëve të tyre që në hapat e para kur konstatojnë diçka ndryshe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026