1 qershori pa (me) qese plastike, shiten dhe blihen lirisht në treg

1 Qershor 2022 | 14:04

1 qershori duhet ta gjente Shqipërinë pa qese plastike njëpërdorimëshe.

Ndonëse ligji përcakton të kundërtën, qese të tilla të holla njëpërdorimëshe po përdoren sot si nga tregtarët ashtu edhe nga qytetarët.

“Ja këto janë të ndaluara të dëmshme, na i dhanë në dyqan”, thotë një qytetare.

Qeset e lejuara nga 1 qershori duhet të kenë përmasat 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi, me kapacitet mbi 10 kilogramë dhe me trashësi për çdo anë mbi 70 mikron.

Qese të tilla kushtojnë nga 15-25 lekë.

Megjithatë, disa qytetarë kanë zgjedhur që nga sot të përdorin çantat prej kartoni apo cope.

“Çanta prej cope i kemi marrë për bukën”, shprehet një qytatare.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut është institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit për qeset plastike mbajtëse. Euronews Albania kontaktoi me këtë institucion, sipas së cilit në këtë fazë të parë po kryhet ndërgjegjësimi i subjekteve dhe qytetarëve.

Çdo person që nuk respekton ligjin dënohet me 500 000 (pesëqind mijë lek ) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë gjobë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026