Qeveria has vështirësi në kontrollin e çmimeve të ushqimeve
Bordet e karburanteve dhe ushqimeve u ngritën për të ndaluar spekulimet në treg.
Por, anëtarët thonë se me vajin, orizin e sheqerin hasin vështirësi për të caktuar çmimet.
Ndryshe nga lëndët djegëse, ato nuk kanë një bursë reference.
“Ne e kemi shumë të vështirë me ushqimet ndryshe nga karburantet sepse janë çmime burse se janë vetëm dy artikuj. Te ushqimet, dikush e sjell vajin me 230 lekë dikush me 380 lekë”, u shpreh Nikolla Lera, kreu i Drejtorisë së Politikave Makroekonmike dhe Çështjeve Fiskale.
Në komisionin e Veprimtarive Prodhuese, deputetë të opozitës thanë se qeveria duhet të heqë dorë nga kushtet që po vendos për furnitorët dhe të kthejë konkurrencën në treg.
“Nuk mendoj se nëpërmjet bordeve të mund të vendosim çmime në një sistem të tillë pavarësisht se jemi në periudhë krize. Këtë punë e rregullon më mirë konkurrenca e tregut”, tha deputeti Agron Duka.
Deputetët ndanë qëndrimet e tyre pro dhe kundër, edhe për rezervat 3-mujore që tregtarët e ushqimeve bazike duhet të mbajnë, për të frenuar rritjen e mëtejshëm të çmimeve.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara