Rama: Askush nuk e zë vendin e Kosovës, BE-ja na ka zvarritur me negociatat

8 Qershor 2022 | 14:07

Kryeministri Edi Rama thotë se respekton vendimin e Kosovës për të mos qenë pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

Në një deklaratë për mediat nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, Rama nënvizoi se askush nuk e zë vendin e Kosovës në Ballkanin e Hapur.

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në Ballkanin e Hapur është aty.  Askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova. Nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për t’i thënë i kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh”, tha kreu i qeverisë.

Në lidhje me mos hapjen e negociatave, Rama u shpreh se është fakt që Bashkimi Europian e ka zvarritur këtë proces.

“Nuk është akuzë. Është fakt që Bashkimi Europian na ka zvarritur, që BE-ja jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin e integrimit, këtë unë jam i fundit që e them sepse e kanë thënë vetë përfaqësuesit e vetë Bashkimit Europian”, deklaroi Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026