3 memorandume dhe 1 marrëveshje e nënshkruar në Ballkanin e Hapur
Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut u finalizua me nënshkrimin e 3 memorandumeve dhe 1 marrëveshjeje.
Marrëveshja e nënshkruar mes vendeve pjesëmarrëse në nismë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, konkretisht shmangies së pagesës së tatimit.
Tre memorandumet kanë të bëjnë njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.
Nismës së ideuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në këtë takim ju bashkua edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.
I vetmi vend që refuzoi pjesëmarrjen ishte Kosova, për të cilën nuk munguan ftesat.
“Do të dëshiroja që të ishim 6 dhe dëshiroj që të jemi 6 por një gjë është e sigurt, pikërisht sepse është i njerëzve, i vendeve, i të ardhmes, Ballkani i hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet, jo e jo. Kjo është mbase pak por kjo është e sigurt, dhe kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se qeveria që ai drejton do të mbështesë nismat që sjellin progres.
“Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë dhe t’i shikojmë të gjashtë vendet në mal të zi”, u shpreh Dritan Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi.
Në konferencën e përbashkët, Aleksandër Vuçiç hodhi poshtë zërat se Rusia është ideatore në këtë iniciativë nisur nga deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov për mbështetjen që dha për Ballkanin e Hapur.
“Ideja eBballkanit të hapur është ide e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe imja, është ide e jona. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë”, tha Vuçiç.
Liderët e 5 vendeve diskutuan për krizën që ka përfshirë botën pas konfliktit Rusi-Ukrainë. Palët u dakordësuan për ngritjen e një grupi të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve
“Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Kur edhe kilovati i fundit i energjisë do të ketë një peshë sa një megavat”, tha Rama.
Në takim ishte prezent edhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e përshëndeti takimi përmes platformave online. Të dy zyrtarët vlerësuan nismën e ndërmarrë nga 3 vendet. Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West