Margariti replikon me Zhupën: Nuk do të ketë tjerësim të pronës në Butrint
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka replikuar me deputeten demokrate Ina Zhupa në lidhje me marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit, pasi kjo e fundit kërkoi interpelancë në Kuvend.
Margariti deklaroi se në marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrinitit nga një fondacion privat, parashikohet që të investohen 7,5 milion dollarë.
Ajo përsëriti faktin se Parku i Butrintit do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar dhe nuk do t’i jepet privatit.
“Butrinti do vazhdojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privat. Çdo qindarkë do të mbetet në Butrint. Investimet që parashikohen në total 7.5 milionë dollarësh, ku 5 milionë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit nga partneri strategjik dhe 2 milionë të tjera janë të garantuara nga arka e parkut të Butrintit, të mbledhura në periudhë 10-vjeçare”, tha ministrja.
Margariti nënvizoi se Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar, i themeluar sipas ligjit shqiptar, në bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim.
Ky fondacion do të monitorohet nga Ministria e Kulturës për të kontrolluar të gjithë akvtivitetin e fondacionit dhe do të auditohet.
Ndërsa, Zhupa akuzoi ministrinë se do i heqë shtetit “800 hektarë tokë, për t’ia dhënë privatit” dhe se po heq dorë nga mbrojtja e vlerave historike dhe kulturore.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta