Investimet strategjike, Balla: Nuk ka fakte dhe indicie në kërkesën e PD
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike, pasi nuk ishte në përputhje me parimet se drejtës.
Balla nënvizoi se nuk ka fakte dhe indicie nga PD që të iniciojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe për këtë arsye është rrëzuar.
Ai u shpreh se në seancën parlamentare të radhës do të sqarojë me detaje arsyet pse nuk u votua.
“Konferenca e Kryetarëve nuk mbështeti Konferencën. Kjo kërkesë është konsideruar si jo në përputhje me parimet e së drejtës dhe me atë të një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese. Konferenca e Kryetarëve nuk bën interpretim kushtetues, e bën Gjykata Kushtetuese, por gjykata kushtetutuese është shprehur me disa vendime dhe në frymën e atyre vendime është marrë kjo vendimmarrje”, u shpreh Balla.
35 deputetë demokratë depozituan për herë të tretë në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.
Deputetët e opozitës kërkuan verifikimin e procedurave të ndjekura nga qeveria për dhënien e statusit investitor strategjik të një sërë kompanish.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni