Rama: I turpshëm qëndrimi i BE-së ndaj Bullgarisë

23 Qershor 2022 | 09:17

Kryeministri Edi Rama e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj RMV-së, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh pak para fillimit të Samitit të BE-së, se Bullgaria po zvarrit dy vende anëtare të NATO-s nën mbikëqyrjen e vendeve anëtare të unionit.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”, shkruan Rama në Twitter.

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen këtë të enjte në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Takimi i sotëm midis lidërve, në të cilin do të marrin pjesë edhe ata të Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit të Europës, sipas agjendës së publikuar.

Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të diskutohet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, është ngritur edhe çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës, pasi prej 4 vitesh është konfirmuar për të dytën herë se vendi ka plotësuar të gjitha kriteret.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026