Liderët e Open Balkan të zhgënjyer me BE: Mekanizimi i zgjerimit, i deformuar

23 Qershor 2022 | 17:04

Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri RMV, Dimitar Kovaçevski u shprehën të zhgënjyer nga samiti i BE në Bruksel.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka tetë vite që pret t’i hapen zyrtarisht negociatat.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, më vjen keq për ta dhe shpresoj të mund t’i ndihmojmë. Unë u përpoqa që të them ca gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre se nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Mishel na tha se kishim 3 minuta, unë u thashë se mund të kishte thënë edhe 30 sekonda nëse do kishin mbajtur fjalën. U thashë se ndihesha mirë dhe keq duke qenë me ta, ndihemi mirë se jemi europianë dhe ndihem keq se ne ende nuk mund të jemi këtu si evropianë”, tha Rama.

Ndërsa Kovaçevksi u shpreh se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të trajtohen më shumë respekt.

“Ne shprehëm pakënaqësinë e qeverisë dhe popullit tonë me procesin e negociatave. Ka 18 vjet që RMV është kandidate, në 2020 Këshilli Evropian mori vendimin për nisjen pa kushte të negociatave dhe sot ende nuk kanë nisur. Kjo është goditje serioze e besueshmërisë së BE, vendi ynë nuk mund të jetë i ngecur në këtë situatë sepse një vend i vetëm bllokon rrugën tonë”, u shpreh Kovaçevksi.

Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe RMV, negociatat me të cilat siç tha duhet të ishin çelur me kohë.

“Sot Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV, por sërish nuk ndodhi gjë. Mendoj se Shkupi dhe Tirana e meritonin nisjen e procesit të negociatave, është diçka e nevojshme se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kërkesat dhe qytetarët e dy vendeve e meritojnë këtë”, tha Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026