Nga 1 korriku nis zbatimi i gjobave për shitësit që përdorin qese plastike

26 Qershor 2022 | 11:03

Nga 1 korriku nis zbatimi i gjobave për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kumbaro u bën thirrje qytetarëve të përdorin qese letre për pazaret e tyre.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës! Dhe mos harro, nga 1 korriku fillon zbatimi i gjobave që ligji parashikon për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe! Prandaj thuaj jo qeseve plastike. Pastrojmë Shqipërinë”, shkruan Kumbaro.

Nga 1 qershori qeset njëpërdorimshme u hoqën nga përdorimi, prodhimi dhe importimi, për t’u zëvendësuar me qese më të trasha, me kapacitet mbi 10 kg, të cilat janë të riciklueshme.

Këshilltari ligjor në Ministrinë e Mjedisit, Elvis Tosuni shpjegoi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania masat ndëshkimore për subjektet në të cilat do të konstatohen shkelje.

“Gjoba nuk do të jetë progresive por me shkallë, e cila është parashikuar në mënyrë të tillë për t’i dhënë seriozitet shkeljes dhe për ta parandaluar atë. Nëse do konstatohet që një subjekt pas datës 1 qershor përdor qese që nuk është shumëpërdorimëshe sipas parametrave të reja, do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike të ndaluara. Në rast se konstatohet për herë të dytë e njëjta shkelje, do të gjobitet me 1 milion lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike. Nëse i njëjti subjekt rikontrollohet dhe gjendet po e njëjta shkelje, ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licencës me të cilin zhvillon aktivitetin ekonomik”, u shpreh Tosuni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026