Duma, Salianji dhe Çupi për 7 korrikun: Pro protestave përtej ndasive
Protesta e 7 korrikut do të jetë testi i parë për Berishën si kryetar i Partisë Demokratike, si për numrin e qytetarëve që do mbledhë në shesh, por edhe nëse do mund t’i bashkojë të gjithë demokratët dhe opozitarët.
Po test, do të jetë për të parë nëse në shesh do të dalin edhe deputetët që deri më tani nuk janë bashkuar me Berishën.
Edhe pse të ndarë në dy palë prej 10 muajsh, deputetët demokratë bashkohen kur fjala vjen te protesta.
“Të gjithë demokratët duhet të përfshihen në protestë paqësore”, tha deputeti Kasem Mahmutaj.
“Kushdo duhet të jetë në protestë, pavarësisht se kush e thërret protestën. Data 7 korrik, në kushtet kur çmimet janë ritur, duhet protestuar fuqishëm”, sipas Ervin Salianjit.
“Protesta është instrumenti bazë i konsolidimit të demokracisë”, u shpreh Selaudin Jakupllari.
“Janë pafund arsye që n duhet të marrim pjesë në protestë kundër Edi Ramës”, theksoi Dhurata Çupi.
“Mendoj që së pari duhet të shërbejë si moment qartësie. Hierakia e partisë të mos reflektohet te demorkatët për kauza që i bashkojnë”, nënvizoi Grida Duma.
Edhe ata që kanë qenë kundër Berishës gjatë këtyre muajve janë pro protestës, edhe pse prezencën e tyre nuk e konfirmojnë me siguri.
“Nuk e di, akoma se kam vendosur. Kam përshtypjen që nuk do të jem”, deklaroi Flutura Açka.
Protestën e 7 korrikut, Berisha e njoftoi disa ditë me parë në një takim me shoqërinë civile dhe prej disa ditësh ka nisur takimet me strukturat për organizimin e këtij tubimi.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara