Ushqimet e ekspozuara në diell burim sëmundjesh, paralajmërojnë ekspertët
Tregtimi i fruta perimeve në ambiente të hapura, përtej çdo kushti higjieno-sanitar dhe në temperatura që i kalojnë 35 gradë në ditë, është kthyer në një fenomen shqetësues.
Qytetarët thonë se me rritjen e çmimeve, mundësitë për t’i blerë këto ushqime në supermarket janë të pakta. Ndaj detyrohen të shkojnë tek ai tregtar që i shet më lirë.
“Fruta-perime me thënë të drejtën blej shumë pak, për shkak të vapës, por dhe të shtrenjta, edhe sallatë shumë rrallë”, thotë një qytetar.
“Të gjitha i kam blerë se të gjitha do hahen. Tërë ditën në diell, ata mundohen të shkretët, po kushtet nuk janë kush e di se çfarë, më të mira duhet të ishin, por jetojmë në Shqipëri”, shprehet një tjetër.
Nutricionistët thonë që konsumimi i këtyre produkteve është i dëmshëm për shëndetin. Ndaj u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në blerjet e tyre.
“Ka rrezikshmëri të lartë nga salmonela. Duhet të konsumojmë perimet dhe frutat e stinës. Qytetarë duhet të tregojnë kujdes”, thotë Entela Cenko, nutricioniste.
AKU për muajin maj ka kryer 2871 inspektime në shkallë vendi, vetëm në tregjet e licencuara. Ndaj ata bëjnë thirrje që qytetarët të tregohet kujdes me shitësit ambulantë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid