Prokuroria maqedonase ngre akuzat për rastin “Zhvatja”

10 Tetor 2019 | 13:07

Prokuroria Themelore e Maqedonisë së Veriut mori sot në pyetje të dyshuarin e parë të rastit “Zhvatja”, Bojan Jovanovskin. Marrja në pyetje e “Boki 13”, siç njihet ndryshe, nuk zgjati shumë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Jovanovski i paraqiti këto probleme si arsye për t’iu shfuqizuar paraburgimi, por Gjykata e Apelit e refuzoi nën arsyetimin se ekziston rreziku për arratisje dhe përsëritje të veprës.

“Deri më tani klienti im ka qenë më shumë se njëzetë herë te mjeku specialist, dhe ata i kanë rekomanduar të shtrohet në spital”, tha avokati i tij, Sasho Dukovski, teksa shtoi se çdokush ka të drejtë të jetojë .

Gazetari i Euronews ka siguruar nga prokurori publik Lubomir Joveski, se veprat penale të cilat i ngarkohen të dyshuarit janë pastrim parash, mashtrim dhe ndihmë në mashtrim.

“Do hapim hetim edhe për katër persona. Për veprimet që i kanë theksuar edhe gazetarët, për pagesat prej 720 mijë euro nga një firmë në Strugë dhe një në Manastir. Ditëve në vazhdim do t’i marrim në pyetje”, deklaroi Joveski. Ai theksoi gjithashtu se do të vendosë se çfarë propozimesh për masë kujdesi do të kërkojë për secilin.

Deklaratë para prokurores së çështjes Villma Ruskoska, duhet të japë edhe e dyshuara e tretë në rastin “Zhvatja”, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Jeneva. Ajo prej dy muajsh ndodhet në paraburgim.

I dyshuari i dytë Zoran Milevski, gjendet në “arrest shtëpie” pasi gjykatësi miratoi propozimin e mbrojtjes që masa e paraburgimit të zëvendësohet.

Katica Janeva, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski dyshohen se kanë zhvatur biznesmenin Orce Kamev nëpërmjet Janevës, duke marrë në total 8 milionë lekë prej tij në këmbim të masave lehtësuese në një proces gjyqësor që po zhvillohej ndaj Kamev.

Deri në fund të kësaj jave, prokurorët kanë paralajmëruar përfundimin e hetimit dhe ngritjen e akuzave përkatëse për të dyshuarit e rastit më të përfolur në Maqedoninë e Veriut, “Zhvatja”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026