Opozita proteston në Shkup, kundërshtohet propozimi francez
Dhjetëra mijëra njerëz që mbanin në duar flamurin kombëtar u mblodhën jashtë zyrave qeveritare në Shkup të zemëruar për propozimin francez që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
Demonstruesit i bëjnë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen për shkak të përplasjes me Sofjen. Argumenti kryesor është bllokimi i bisedimeve të anëtarësimit të vendit me Bashkimin Evropian.
“Çdokush në botë ka të drejtën e vetëvendosjes, kështu që edhe populli maqedonas ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të vendosë për identitetin e tij”, u shpreh para protestuesve Natasa Kotlar, profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare
Prej 17 vitesh Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE. Por Bullgaria përdor fuqinë e saj si anëtare e BE-së për ta bllokuar atë.
Mosmarrëveshja po pengon gjithashtu edhe Shqipërinë pasi blloku i trajton të dy vendet si një paketë. Protesta përfundoi paqësisht por një tjetër protestë është parashikuar në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West