Rama: Sasi e madhe nafte dhe gazi është zbuluar në nëntokën shqiptare
Kryeministri Edi Rama nga Holanda, ku zhvilloi një bashkëbisedim me biznesmenë holandezë që punojnë në Shqipëri, tha se një zbulim i rëndësishëm në nëntokën shqiptare do të ndikojë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.
Rama solli në vëmendje faktin që kompania e madhe holandeze SHELL është duke punuar aktualisht në vendin tonë. Ai theksoi se SHELL ka zbuluar një sasi të madhe nafte dhe gazi që siç tha do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës.
“Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë SHELL-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik, dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës